Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka denoncuar qeverisjen e LDK-së në Fushë Kosovë, që udhëhiqet nga Burim Berisha për një keqpërdorim, lidhur me projektin e rrugës që lidh parkun e pishave në Sllatinë me Bardhin dhe Grabovcin.
Sipas tyre kjo rrugë lidhëse, ndryshe duket në projekt dhe ndryshe po punohet.
“Rruga që lidh parkun e pishave në Sllatinë me Bardhin dhe Grabovcin ndryshe është në projekt dhe ndryshe po punohet. Shtrohet pyetja: Pse ky projekt kaq i bukur dhe shumë i qëlluar, në teren është krejtësisht ndryshe?”.
AAK kërkon që më këtë çështje të merret auditori, pasi sipas tyre ka të bëjë me keqpërdorim.
“Edhe paramasa i parasheh tri korsi , mos të flasim për zhavorin që do duhej të jetë 85 cm trashësia ndërsa në teren është 35 cm. Ndryshimet e këtij projekti të japin mundësi të mendosh që ka keqëpërdorim, andaj, kërkojmë nga Auditori i Brendshëm që të merret me këtë rast sipas përgjegjësive që ka!”.
Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje:
Çka po ndodh me këtë projekt?
Rruga që lidh parkun e pishave në Sllatinë me Bardhin dhe Grabovcin ndryshe është në projekt dhe ndryshe po punohet.
Shtrohet pyetja: Pse ky projekt kaq i bukur dhe shumë i qëlluar, në teren është krejtësisht ndryshe?
Edhe paramasa i parasheh tri korsi , mos të flasim për zhavorin që do duhej të jetë 85 cm trashësia ndërsa në teren është 35 cm. Ndryshimet e këtij projekti të japin mundësi të mendosh që ka keqëpërdorim, andaj, kërkojmë nga Auditori i Mbrendshëm që të merret me këtë rast sipas përgjegjësive që ka!